Connect with us

Bota

Nuk ka shenja tërheqje/ Teherani zyrtar: E kemi këmbën në fytin e armikut

Pavarësisht goditjeve të rënda ushtarake, vrasjes së Ajatollah Ali Khameneit dhe presionit ekonomik të fortë, Irani po projeksionon një imazh triumfi.

Saqab Esfahani, zëvendës i Presidentit Masoud Pezeshkian, deklaroi sot për agjencinë shtetërore Tasnim se Teherani e ka “këmbën në fytin e armikut” dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të mësojnë “gjuhën e pushtetit”.

Në një intervistë të ashpër, Esfahani listoi katër “ëndrra të mëdha” të Uashingtonit që, sipas tij, kanë dështuar plotësisht në arritjen e tyre.

SHBA ka 4 ëndrra: Ndryshimi i hartës gjeografike të Iranit (dezintegrimi territorial); Paralizimi i ekonomisë iraniane; Pushtimi i Iranit; Komprometimi i udhëheqjes iraniane. Edhe pse udhëheqësi ynë, Ajatollahu Ali Khamenei, u martirizua në fillim të luftës, asnjë nga këto ëndrra nuk u realizua”, tha zyrtari.

Ekonomia e Iranit po kalon vështirësi dhe vendi dhe udhëheqja e tij mbeten nën kërcënimin e një kryengritjeje, me popullsinë kryesisht kundër regjimit, edhe nëse nuk duket se ka shenja të afërta të llojit të protestave të përhapura në të gjithë vendin në fillim të këtij viti.

Ndërsa analistët argumentojnë se SHBA-të kanë zbatuar një strategji të dobët, Irani nuk ka dalë nga konflikti i padëmtuar.

Takimi në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë ka përfunduar pas rreth dy orësh diskutimesh, ndërsa ende nuk ka një vendim përfundimtar nga Presidenti amerikan Donald Trump lidhur me negociatat me Iranin.

Lajmi u bë i ditur nga korrespondentja e CNN në Shtëpinë e Bardhë, Alayana Treene, e cila në një postim në platformën X citoi një zyrtar presidencial. Sipas këtij zyrtari, presidenti Trump do të mbështesë një marrëveshje vetëm nëse ajo është në interes të Shteteve të Bashkuara dhe respekton vijat e kuqe të përcaktuara prej tij. Megjithatë, burimi theksoi se deri tani “nuk ka ende asnjë informacion mbi vendimin e tij përfundimtar”, pavarësisht pritshmërive për një qëndrim zyrtar nga presidenti amerikan mbi ecurinë e bisedimeve me Teheranin.

 

Advertisement