Për Sarën, mes tyre ka një lloj tërheqje, por shton se nga ana e Ilirit e gjitha është për lojë.
Kjo tërheqje sipas saj, nuk lidhet me ndjenja sentimentale.
“Unë kam vënë tërheqje ndaj Ilirit. Unë jam më e ftohë në situatat që ndodhin rreth Ilirit dhe shikoj edhe pëlqimet. Këtu jemi të izoluar dhe mendojmë se nuk ka botë jashtë saj. Mendoj që Iliri e ka për lojë, por ka njerëz që e marrin seriozisht dhe nuk dua që të mërziten. E ndjej që Soni ka një tërheqje ndaj Ilirit. Nuk ndjej të njëjtën gjë nga Iliri për Sonin. Iliri e ka provuar këtë ngacmim me disa prej vajzave. Ka goca që e kanë ngrënë karremin, ka disa që janë në atë karrem”, tha Sara.
Por ndryshe nga Sara mendon Zhaku. Sipas saj, Soni është e dashuruar me Ilirin, madje edhe zemërthyer.
“Mendoj që Soni është e dashuruar me Ilirin, madje është zemërthyer. Është edhe xheloze prej meje se Iliri bën ca lojra. Iliri e trajton e çikërrima, e mban derën hapur por nuk është i përfshirë”, tha Zhaku.
“Edhe Zhaku e ka qejf”, shtoi Sara.
“Po, por si partner loje. Kam qejf të luaj e të bëj gallatë”, theksoi Zhaku.

