Connect with us

Aktualitet

Në timon në efektin e alkoolit/ Rrugorja e Vlorës gjoba ndaj shoferëve ‘rebelë’

Policia Rrugore e Vlorës ka zhvilluar kontrolle në hyrje të qytetit gjatë fundjavës, me fokus parandalimin e shkeljeve që lidhen me drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit dhe mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Gjatë aksionit janë kontrolluar dhjetëra automjete dhe janë vendosur gjoba ndaj drejtuesve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Sipas të dhënave paraprake, disa drejtues mjetesh janë konstatuar duke drejtuar automjetet nën efektin e alkoolit, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Advertisement