Rajon
‘Lumturia’ e Dodik zgjat shumë pak, SHBA shqyrton rikthimin e sanksioneve për ish-presidentin e Republikës Srpska
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po shqyrtojnë me kujdes nëse sjellja e fundit e kreut të Unionit të Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), Milorad Dodik, kalon pragun që ai të përfshihet përsëri në listën e personave të sanksionuar. Kjo iu tha portalit të Sarajevës Klix (Klix.ba) nga Ambasada Amerikane në Sarajevë.
“SHBA-të vazhdojnë të monitorojnë sjelljen e të gjithë aktorëve dhe palëve, përfshirë ish-Presidentin e Republika Srpska, Milorad Dodik, dhe rezervojnë të drejtën për të vendosur sanksione ndaj individëve kur është e nevojshme, në përputhje me urdhrat ekzekutivë dhe ligjet, kur ata angazhohen në veprime që dëmtojnë stabilitetin dhe rrisin tensionet”, thuhej në përgjigjen e Ambasadës.
Ata kujtuan se Dodik dhe zyrtarë të tjerë të RS ishin nën sulmin e sanksioneve amerikane për shkak të “aktiviteteve destabilizuese” dhe se u hoqën nga “lista e zezë” amerikane në tetor 2025, pas hapave konkretë të ndërmarrë nga RS për të ulur tensionet dhe për të shfuqizuar ligjet jokushtetuese që shkaktuan sanksionet”
Ata shtuan se sanksionet kundër Dodikut u hoqën sepse “uke paraqitur dorëheqjen e tij si president i RS-së dhe duke lejuar mbajtjen e zgjedhjes së pasardhësit të tij, ai veproi në përputhje me vendimin e Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, i cili e ndalon atë të mbajë poste publike.
Kohët e fundit, Dodik ka mohuar vazhdimisht qëndrueshmërinë e shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe ka shpallur shkëputjen e RS-së.
Ambasada e SHBA-së në Bosnjë dhe Hercegovinë tha se presin zgjedhjen e një përfaqësuesi të lartë ndërkombëtar në Bosnjë dhe Hercegovinë që në fillim të qershorit, por gjithashtu se po monitorojnë të gjithë përfaqësuesit politikë dhe partitë në Bosnjë dhe Hercegovinë, nëse po destabilizojnë situatën.
“Shtetet e Bashkuara e njohin (Përfaqësuesin e Lartë në largim) Kristijan Šmit për vitet e tij të punës së përkushtuar në BiH, si Përfaqësuesin e dytë të Lartë me mandatin më të gjatë që nga krijimi i këtij pozicioni”, deklaruan ata në përgjigjen e tyre për portalin e Sarajevës.