Politike
Zvërneci/ Abilekaj: Rama foli për tradhtarë e armiq, por nuk bëri transparencë
Analisti Enton Abilekaj deklaroi se projekti i Zvërnecit për turizëm elitar nuk është një gjë e re në Shqipëri, por nis që në vitin 2002 me një projekt të dështuar francez në Kakome.
Sipas Abilekajt çdo projekt i kësaj natyre duhet të shoqërohet me transparencë të plotë dhe garanci për mbrojtjen e interesit publik.
“Në vitin 2002, kur erdhi Club Méditerranée (Kakome) për të investuar në Shqipëri, për shkak të disa protestave nga banorët e zonës u largua. Jugu i Shqipërisë duhet të zhvillohej me turizëm elitar dhe jo masiv dhe në vitin 2004 ky studim përfundoi, por që atëherë ka qenë ideja për këtë lloj turizmi.
Ai turizëm dështoi në Jug, nuk solli asnjë pëfitim.
Kur flasim për këtë projekt konkret, që është kurora e këtij turizmi elitar, duhet të dimë nëse është transparent, ku është garancia që do të investohen paratë, nëse investitorët janë shqiptarë apo të huaj dhe si do të mbrohet zona e mbrojtur. Të gjitha këto kërkojnë transparencë, kontroll dhe vendosmëri.
Si do ta ruajë ai zonën e mbrojtur dhe si do të ruhet.
Duhet të ketë transparencë për to dhe kontroll nga publiku, partitë dhe mediat.
Nëse e bën këtë në kushtet e errësirës të gjithë kanë të drejtë të dyshojnë për qëllimet.
Nëse do të vijë një investim 4 miliardë euro të gjithë do të ishin dakord.
Nëse bëhet në kushtet e mos transparencës, atëherë ka dyshime. Por ajo që e solli gjithë këtë ishte rrethimi me tela me gjemba në bregdet dhe rrahja e protestuesve nga disa njerëz të dyshimtë. Pra, sjellje prej një kaste të korruptuar. Kjo i shton dyshimet nëse kemi të bëjmë me një zaptim apo me një investim që do t’i shërbejë të gjithëve.
Është pushtim apo projekt që do të na bëjë mirë të gjithëve. Rama tha se ky projekt do të në bëjë mirë të gjithëve, por foli për tradhtarë, armiq, por nuk bëri transparencë”- tha Abilekaj.