Connect with us

Rajon

VIDEO/ Momenti kur i burgosuri 48-vjeçar shqiptar arratiset nga burgu famëkeq i Kordhialos

Momenti kur një i burgosur 48-vjeçar arratiset nga burgu i Kordhialos është regjistruar në një video që është publikuar nga SKAI.

Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar, arratisja e të cilit ndodhi gjatë orarit të furnizimit me ushqime.

Në pamjet e publikuara nga SKAI, shqiptari shihet duke vrapuar për t’u larguar nga zona e burgut, ndërsa dy punonjës të burgut e ndjekin nga pas në një distancë të shkurtër.

Arratisja ndodhi sot në mëngjes, një ditë më parë, rreth orës 08:30.

Sipas Policisë Greke, i burgosuri po vuante një dënim me burg për çështje që lidhen me trafikimin e narkotikëve.

Lidhur me ngjarjen, janë arrestuar nga Njësia e Hetimit dhe Zbardhjes së Krimeve në Pire dy punonjës të burgut, të cilët akuzohen për lirimin ose lejimin e arratisjes së një të burgosuri.

Ndërkohë, ka nisur procedura disiplinore e parashikuar nga ligji, ndërsa kërkimet për kapjen e të arratisurit vazhdojnë.

Advertisement