Connect with us

Politike

“Dritëro Agollin e quajtën tradhtar!”/ Rama: Kush është socialist ka 1001 arsye për të thënë “të dh*efsha partinë”

Ditën e djeshme festimet për 35 vjetorin e degës së kryeqytetit, në një event që ka bërë bashkë socialistët në Pallatin e Kongreseve. Anëtarë, përfaqësues të lartë, deputetë, ministra dhe të tjerë përfaqësues kanë mbushur sallën me mijëra ulëse.

Ndërkohw nw fjalën e tij  të tjera Rama është shprehur se PS ka kontributin e saj në Çështjen Kombëtare, nësoj si Rilindasit.

Edi Rama: Që nga dita e parë deri më sot kjo parti ka bërë shumë gabime, të zeza këtij vendi nuk i ka bërë asnjë, onxho ponxhot tani që po i përmend më duket e bardhë këmisha ime, nga dita e parë deri më sot kjo parti nuk është lëkundur në vijën e dretë të mbrojtjes së interesit kombëtar. Dhe nuk është e rastësishme, sepse shpeshherë ndodh sidomos në kohën e tik tokut, kush ka ëndrra të mëdha, ambicie të madhe, vullnet, një mision të madh është i detyruar që të bëjë ndryshime të të gjitha natyrave, është i detyruar që të bëjë ndryshime si 12 qershori i 91 shit.

Dritëro Agolli këtu tha atë që të tjetët pastaj e quajtën tradhëtar, dhe qeveritë e Partiasë Socialiste janë akuzuar shpesh për tradhëti. Dhe kulmi  akuzës për tradhëti ka qenë tradhëtia ndaj kauzës kombëtare, çështjes kombëtare. Po unë po ju them një gjë nëse Shqipëria ka një një arkivë për të gjithë kontributorët e Çështjes Kombëtare, dhe nëse rilindasit tanë, janë në krye të asaj arkive, duhet ta dini shumë mirë që kush është socialist ka 1001 arsye për të thënë “të dh*efsha partinë”, por ka një arsye të madhe për të qenë krenar sepse në atë listë është Partia Socialiste e Shqipërisë si kontributore. 

Si mund të bashkosh rilindjen me çështjen kombëtare e bashkoj që çke me atë punë që nga ajo fytyra e ngrysur atje kur socialistët dolën nga ferri i asaj që nuk ishte opozitë, tek ai që nuk jeton më, tek një rreth njerëzish reth tyre, nuk kanë  lënë gur pa levizur për të çliruar Kosovën

Advertisement