Connect with us

Bota

Vritet ushtari i Serbisë në Liban, Izraeli: Nuk e bëmë ne, por Hezbollahu

Një paqeruajtës i forcës së OKB-së në Liban, u vra dhe dy të tjerë u plagosën lehtë nga zjarri i mortajave në pozicionin e tyre në juglindje të Libanit, njoftoi komanda e UNIFIL.

Ushtari që humbi jetën ishte shtetas serb. Rreshteri i lartë Milovan Jovanoviç vdiq nga plagët e marra pasi një raketë goditi bazën e OKB-së ku ishte i dislokuar kontingjenti i Serbisë.

Në mesin e pështjellimit që u shkaktua lidhur me autorësinë e sulmit me mortaja, Izraeli nxitoi të zhvishte nga vetja cdo përgjegjësi. Forcat izraelitë të mbrojtjes deklaruan se sulmi në fakt ishte kryer nga militantet e Hezbollahut. “IDF-ja identifikoi disa lëshime nga zona e al-Qatranit, të kryera nga Hezbollahu.

Predhat ranë brenda një baze të UNIFIL-it. Analiza e trajektoreve të lëshimit tregon qartë se mortajat janë hedhur nga kjo organizatë terroriste”, thuhet në deklaratë. Ministria serbe e Mbrojtjes e Serbisë sqaroi se Jovanoviç i cili ishte plagosur rëndë gjatë sulmit të ndodhur gjatë natës.

36 vjecari mori trajtimin fillestar mjekësor në klinikën e bazës përpara se të evakuohej me helikopter drejt Qendrës Mjekësore të Universitetit Amerikan të Bejrutit, ku doktorët nuk mundën megjithatë ta shpëtonin.

Dy ushtarët spanjollë që mbetën të lënduar lehtë, kanë marrë gjithashtu trajtim mjekësor. UNIFIL e dënoi incidentin dhe njoftoi se është hapur një hetim zyrtar për të përcaktuar rrethanat e ngjarujes tragjike, teksa nënvizoi se një sulm i qëllimshëm ndaj paqeruajtësve përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare.

Advertisement