Bota
UKRAINA GODET ME RAKETE 1000 KM BRENDA RUSISE
Presidenti Volodymyr Zelensky mori përgjegjësinë për një sulm të kryer natën në një strukturë prodhimi ushtarak 1,000 kilometra larg kufirit të saj, duke përdorur raketa Flamingo të prodhuara në vend.
“Raketa Flamingo ukrainase FP-5 goditën një strukturë ushtarake në Cheboksary që furnizon ushtrinë pushtuese me komponentë për dronë dhe raketa,” tha lideriukrainas.
Çeboksari është qyteti kryesor në rajonin qendror të Çuvashisë në Rusi, rreth 600 kilometra në lindje të Moskës. Autoritetet ruse konfirmuan se qyteti ishte shënjestër e një sulmi me raketa, por nuk dhanë asnjë informacion mbi shënjestrën. Ukraina goditi gjithashtu një rafineri nafte në rajonin e Samarës në Rusi, si dhe një anije cisternë ruse nafte në Detin e Zi, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Ndërkohë, Moska reagoi ndaj njoftimit të paketës së 21-të të sanksioneve të BE-së, të prezantuar nga Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, duke premtuar “masa efektive dhe vendimtare” në përgjigje.
“Mbështetësit e regjimit të Kievit, elitat sunduese evropiane”, këmbënguli udhëheqësi i Kremlinit, “po dalin me gjëra që askush nuk do t’i kishte menduar më parë: ata po vendosin sanksione ndaj organizatave fëmijësh. Kjo eshtë çmenduri e pastër” – deklaroi Putin
Megjithatë, pavarësisht polemikave të vazhdueshme me evropianët, ka shenja të tentativës së një lëvizjeje drejt negociatave, të njoftuara nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe. Ambasadorët e tre vendeve do të priten në Ministrinë e Jashtme ruse me kërkesën e tyre.
“Do takohemi me ta dhe do t’i dëgjojmë”, tha Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.