Kronike
Zbulohet “qelia e luksit” në Peqin/ I burgosuri, aleati i Ervis Martinajt
Pamjet e publikuara së fundmi nga gazetari Artan Hoxha kanë nxjerrë në pah një realitet tronditës brenda Burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin. Në vend të një qelie të zakonshme burgu, në video shihet një qeli e arreduar në mënyrë luksoze, me televizor, hapësir gatimi, mobilim cilësoi dhe punime dekorative që ngjajnë më shumë me një apartament sesa me një institucion të vuajtjes së dënimit.
Siç dhe shihet tavani është i zbukuruar me gips, dollapët e ndërtuar me kujdes dhe tapeti madje është i një marke luksoze. Sipas asaj që gazetari tha kjo qeli ka qenë e një personazhi të njohur të botës së krimit, i përfolur për vite me radhë edhe për lidhjet me çështjen e shumëdiskutuar të Ervis Martinajt.
Sipas tij ai ka qenë më herët ortak dhe bashkëpunëtor i Martinajt në aktivitete të lidhura me lojërat e fatit, ndërsa emri i tij është përmendur edhe në episode të tjera problematike që kanë tërhequr vëmendjen e autoriteteve.
© Credits Euronews Albania