Connect with us

Aktualitet

Shpërthen tritoli në portën e një banese, shkaktohen dëme të shumta

Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në zonën e Mjull-Bathores, në Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 04:45, në rrugën “Haki Husha”, dyshohet se lënda plasëse është vendosur në portën e jashtme të banesës së shtetasit me iniciale D. S. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 04:45, në rrugën “Haki Husha”, Mjull-Bathore, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së shtetasit D. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit

Advertisement