Connect with us

Kronike

Goditja e SPAK ndaj trafikantëve të drogës, dalin para gjykatës të arrestuarit

Të arrestuarit nga megaoperacioni i SPAK kundër kullave dhe pastrimit të parave në vend kanë dalë para Gjykatës së Posaçme për vlerësim të masës së sigurisë. Mësohet se para trupës gjykuese kanë dalë Orest Sota, Orgest Birçaj, Dritan Aga dhe Gëzim Islami.

Seanca nisi në orën 09:00, por u ndërpre për rreth dy orë pasi avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore. Gjykimi ka rinisur, ndërsa në sallë janë të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Advertisement