Connect with us

Aktualitet

Janë përgjime të vitit 2021/ Sokol Bregu: Pse doli tani dosja e SPAK për ‘Arubën”

Gazetari Sokol Bregu, duke folur për publikimin e dosjes “Aruba”, u shpreh se ajo nuk ka ndonjë gjë të fundit, por bisedat e vitit 2021 dhe se publikimi i saj mund të ketë lidhje me situatën politike.

“Kur e lexon dosjen “Aruba”, kupton një gjë: droga ka shumë para. Nëse i mban në shtëpi rrezikon që t’i marrë policia, në bankë nuk i  çon dot. Duhet të gjesh një biznes të sigurtë dhe gjen ndërtimin.

SPAK i ka dalë në kokë një historie që kemi thënë për vite me radhë. Pastrimi i parave në biznesin e ndërtimit. A duhet ta fillonte nga poshtë apo lart, a ka lidhje me projektin e Zvërnecit?

Para se ta lexonim prisnim diçka nga sot, por aty në dosje gjen SKY dhe Encrochatin e vitit 2021. Pse pikërisht në këto momente? Ndoshta nga situata ku ndodhet vendi?”- shtroi pyetjen Sokol Bregu.

Advertisement