Politike
Komisioni i Etikës merr vendimin: Agron Shehaj përjashtohet nga Kuvendi
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj është përjashtuar me 30 ditë nga seancat plenare.
Pas këtij vendimi ka ardhur dhe një reagim nga vetë Shehaj i cili thotë se ku vendim do ta ndalojë nga misioni i tij për të bërë opozitë dhe për të ngritur zërin për hallet dhe shqetësimet e qytetarëve.
“Ulsiu dhe Taulanti sapo vendosën që unë nuk mund të flas në Parlament në 30 ditët e ardhshme. Iu kanë nxirë jetën në këto 35 vite qytetarëve shqiptarë duke ua bërë jetën të pamundur. Nuk kam për ta mbyllur gojën!
Nuk më ndalojnë dot! Do vazhdoj të bëj opozitë në Parlament, në bulevard me qytetarët dhe kudo që të më jepet mundësia. Janë të korruptuar dhe duhet të largohen sa më shpejt. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen”, thotë Shehaj, sakaq kujtomë se përjashtimi i tij erdhi pas kërkesës së bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe një grup deputetësh socialistë pas përplasjeve që kreu i Partisë Mundësia pati me ministrin e Financave, Petrit Malajn.