Connect with us

Lifestyle

Shkencëtarët bëjnë zbulimin e madh, arrijnë të ndalojnë procesin e plakjes tek njeriu përmes…

Disa shkencëtarë izraelitë pretendojnë se kanë arritur të kthejnë pas procesin e plakjes duke përdorur oksigjen. Profesori Shai Efrati është shprehur se “po kthehemi prapa në kohë”, referuar një studimi ku të rriturit mbi 64 vjeç, të vendosur në dhoma presioni me oksigjen të pastër për 90 minuta në ditë, 5 herë në javë për tri muaj radhazi, kanë mundur jo vetëm të ndalojnë procesin e plakjes, por edhe të ktheheshin pas, raporton NYpost.

Grupi i qendrës shëndetësore, i njohur si grupi Shamir ka patur në foksu dy treguesë kryesorë, shkurtimin e telomerave të ADN-nsë që sjell mbledhjen e qelizave të plakjes dhe rritjen e oksigjenit të thithur nga indet e trupit. 35 të rritur mbi 64 vjeç morën pjesë në studim nën një terapi hieprbarike, me oksigjen 100% të pastër.

Gjatë studimit u vu re se rritja e nivelit të oksigjenit, rriti shumë mekanizma në trup, përfshirë përmirësimin në përqëndrim, procesimin më të shpejtë të informacionit dhe realizim më të shpejtë të detyrave.

Efrati gjithashtu tha se ky është prova se baza e plakjes mund të kthehet pas, duke e trajtuar plakjen si një “sëmundje të shërueshme”.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *