Kronike
Aksident i rëndë në autostradën Fier-Lushnjë! Humb jetën 35-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier–Lushnjë pasditen e sotme, ku një aksident fatal i ka marrë jetën një personi. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Vajkan, ku një i ri rreth 35 vjeç ka humbur kontrollin e motorit me të cilin po udhëtonte dhe ka dalë nga rruga.
Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit, i cili ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të rënda të marra. Sipas burimeve zyrtare nga policia, viktima nuk ka mundur t’u mbijetojë traumave të shkaktuara nga përplasja e fortë.
Menjëherë pas njoftimit, autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, me qëllim përcaktimin e shkaqeve teknike apo njerëzore që çuan në këtë humbje tragjike të jetës