Connect with us

Kronike

30 vjeçari plagos me thikë gruan pas sherrit, 28-vjeçarja niset me helikopter drejt Tiranës

28-vjeçarja e cila u plagos nga bashkëshorti i saj në Pogradec pak orë më parë, është nisur për në Tiranë për të marrë një ndihmë më të specializuar mjeksore. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër katër të qytetit, ndërsa mësohet se ai vuante nga probleme të çrregullimit mendor. E plagosura është Bleona Xhaja, ndërsa autori është Renato Xhaja.

“Rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, shtetasi R. Xh., 30 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti në banesë ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen B. Xh., 28 vjeçe, e cila po merr mjekim në spital. 30-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe po kryhen veprimet procedurale”, njoftoi sot policia.

Advertisement