Connect with us

Politike

Shtrëngime duarsh dhe përqafime/ Rama pritet me nderime të larta nga presidenti Macron

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një vizitë zyrtare në Paris, ku u prit në Pallati Elysee nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Takimi mes dy liderëve u fokusua në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Francës, me theks të veçantë te procesi i integrimit europian të vendit dhe zgjerimi i investimeve franceze në Shqipëri.

Në qendër të bisedimeve ishte edhe avancimi i projekteve konkrete të bashkëpunimit, mes të cilave spikat iniciativa për ngritjen e liceut francez në Korçë, një projekt që synon të thellojë lidhjet kulturore dhe arsimore mes dy vendeve.

Shtrëngime duarsh dhe përqafime në Francë, Edi Rama pritet

Rama dhe Macron

Vizita e Ramës në Paris vjen në vijim të forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-franceze gjatë viteve të fundit. Gjatë vizitës së presidentit Macron në Tiranë vitin e kaluar, dy vendet nënshkruan një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi në fusha strategjike, përfshirë energjinë, turizmin e qëndrueshëm dhe inovacionin.

Shtrëngime duarsh dhe përqafime në Francë, Edi Rama pritet

Macron dhe Edi Rama

Ndër projektet më të rëndësishme të dakordësuara asokohe ishte edhe memorandum bashkëpunimi për zhvillimin e një projekti gjithëpërfshirës të turizmit të qëndrueshëm në rajonin e Korçës si dhe Plani i Veprimit për Inovacionin Francë-Shqipëri

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë Macron rikonfirmoi mbështetjen e Francës për rrugëtimin europian të Shqipërisë, duke vlerësuar si të arritshëm objektivin për përmbylljen e negociatave me Bashkimin Europian deri në vitin 2027. Presidenti francez theksoi se Franca do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në përmbushjen e kësaj agjende, me synimin që procesi të ecë sipas afateve të përcaktuara.

Advertisement