Connect with us

Aktualitet

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çërravë, në Pogradec.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet bujqësor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në përroin e fshatit.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Advertisement