Connect with us

Aktualitet

I hodhi benzinë gruas dhe i vendosi flakën, vihet në pranga 69 vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Karakavec të Përrenjasit Elbasan, ku policia ka arrestuar një 69-vjeçar të dyshuar për dhunë ekstreme në familje.

Sipas policisë, shtetasi Gani Danga dyshohet se për motive të dobëta ka lyer me benzinë bashkëshorten e tij 67-vjeçare dhe i ka vënë flakën.

Ajo është transportuar në spital ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve Danga e dhunonte prej kohësh bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit kishte marrë urdhër mbrojtjeje

Materialet i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Advertisement