Connect with us

Aktualitet

Çfarë po ndodh në Vlorë? Lëvizje misterioze në ajër dhe det

Një denoncim ka mbërritur nga qytetarë në Vlorë, të cilët raportojnë lëvizje të pazakonta në ajër dhe në det gjatë orëve të fundit, pranë gadishullit.
Sipas tyre, janë vërejtur dy helikopterë ushtarakë që kanë kaluar mbi zonë, si dhe disa anije që lëvizin në formacion në drejtim të gadishullit. Këto lëvizje kanë ngjallur shqetësim dhe kuriozitet te banorët dhe pushuesit që ndodheshin në zonë në atë moment.
“Çfarë po ndodh në Vlorë? Po bëjnë lëvizje të dyshimta drejt gadishullit. Kanë kaluar 2 helikopterë ushtarakë dhe 5-6 anije”, shkruan një qytetar në mesazhin e dërguar në redaksi.
Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar mbi këto lëvizje, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për ushtrime rutinë apo aktivitet tjetër në zonë. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një reagim lidhur me situatën e raportuar.
Advertisement