Connect with us

Aktualitet

Botërori 2026/ Kroacia merr fitoren e parë në Grupin L, eliminohet Panamaja

Kroacia fitoi 0-1 kundër Panamasë mëngjesin e kësaj të mërkure me orën shqiptare, ndërsa dueli vlente për Grupin L në Kupën e Botës 2026. Sfida u vendos nga goli i Ante Budimir në minutën e 54-t, teksa ai u fut nga stoli për t’i dhënë tri pikët e para ballkanasve në turneun e këtij viti. Nga ana tjetër Panamaja është zyrtarisht e eliminuar pas dy humbjeve.
Luka Modric luajti ndeshjen e 200-të me Kroacinë duke iu ‘bashkuar’ klubit 200+ së bashku me Cristiano Ronaldon, Messin dhe Bader Al-Mutawa, të vetmit që kanë luajtur më shumë se 200 ndeshje me kombëtaret e tyre.
Pas ndeshjeve të dyta Grupi L kryesohet nga Anglia me katër pikë, ndërsa po me katër pikë ndjek Gana. Kroacia në kuotën e tre pikëve mban vendin e tretë, teksa Panamaja ka zero pikë. Ndeshjet e treta në grup janë Panama – Angli dhe ‘finalja’ Kroaci – Ganë, një ndeshje që premton emocione edhe pse me një barazim të dyja e kanë thuajse të sigurt kalimin në fazën e 1/16-ave.

Renditja në Grupin L:

Advertisement