Kronike
Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet motra dhe djali i tij
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin Lezhë-Milot.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30, kur një automjet u përplas me një kamion.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i makinës, një shtetas nga Kosova, humbi jetën në vend.
Nga aksidenti mbetën të lënduar edhe motra dhe djali i viktimës, të cilët u transportuan drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas mjekëve, ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Drejtuesi i kamionit është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.