Connect with us

Politike

Takimi me drejtuesit e PS, Rama porosit të tijët: Rrini pranë qytetarëve, jemi në një luftë dixhitale

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mëngjesin e kësaj të mërkure, një takim rreth 60-minutësh me drejtuesit politikë në qarqe dhe ministrat e kabinetit qeveritar në selinë e Partisë Socialiste.

Gjatë mbledhjes, Rama u ka kërkuar përfaqësuesve socialistë dhe deputetëve të intensifikojnë praninë e tyre në terren, me qëllim dëgjimin nga afër të shqetësimeve dhe problematikave të qytetarëve.

Sipas burimeve, Rama ka theksuar gjithashtu rëndësinë e funksionimit të vazhdueshëm të zyrave të deputetëve, duke kërkuar që ato të jenë të hapura për pritjen e qytetarëve dhe adresimin e kërkesave të tyre.

Duke iu referuar protestave qytetare që po zhvillohen prej 24 ditësh radhazi në Tiranë, Rama ka deklaruar: “Ndodhem në një luftë dixhitale.”

Duhet theksuar se në mbledhjet e mëparshme të Partisë Socialiste, vëmendja është përqendruar kryesisht te procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ndërkohë, gjatë muajve të verës pritet të nisë procesi për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të degëve të partisë në të gjithë vendin.

Në javët e fundit, kryeministri Edi Rama ka qenë veçanërisht aktiv në komunikimin publik lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke reaguar shpesh përmes rrjeteve sociale dhe daljeve publike.

 

 

Advertisement