Politike
“F**k you”/ Deklarata e Ramës ndaj protestuesve/ Demokratët Europianë: Arroganca nuk është lidership
Grupi politik Partia Demokratike Evropiane iu është bashkuar reagimeve pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në intervistën e tij për Financial Times, ku shau protestuesit duke i thënë “fuck you”.
“Në intervistën e tij për Financial Times, Edi Rama iu përgjigj qytetarëve që protestonin për resortin e lidhur me Kushner me akuza, shmangie dhe përçmim. Ta quash sheshin një komplot të huaj, ose t’u përgjigjesh me “f**k you” atyre që kërkojnë përgjigje, nuk është udhëheqje. Kur njerëzit pyesin për tokë të mbrojtur, pastrim parash dhe pushtet, demokracia kërkon respekt. Sheshi duhet të dëgjohet, jo të fyhet. Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë.”, thuhet në reagim nga grupi politik i Partisë Demokratike Evropiane.