Këtë të mërkurë në orën 19:00 do të mbahet protesta e 25 për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Prej më shumë se tre javësh protestuesit kanë dalë masivisht në sheshe për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe një qeveri të re tranzitore, apolitike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se Rama nuk di kufirin mes partisë dhe tij dhe po e dëmton këtë forcë politike.
Ngjela shkruan se Rama duhet të japë dorëheqjen sepse situata mund të përshkallëzohet, duek qenë që kështu dëmtohet edhe Shqipëria
“Edi Rama nuk e kupton dot se kush është ai dhe cila është Partia Socialiste.
Opinioni publik është ́hedhur në protestë kundër Edi Ramës. Por ai po bën sikur nuk po kupton.
Dhe po e dëmton shumë Partinë Socialiste.
Prandaj duhet të japë dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialist.
Dhe kjo po tregon se Rama është patologjik dhe jo politikan.
Protestuesit janë kundër Edi Ramës.
Por jo kundër Partisë Socialiste.
Prandaj Rama duhet të japë dorëheqjen, ngaqë kokfortësia e tij për të qëndruar në krye të Partisë Socialiste, dëmton edhe PS, por edhe Shqipërinë, sepse revolta paqësore e protestuesve mund ta agravoje gjendjen shoqërore në Shqipëri.
Kurse deri tani protestuesit janë hedhur vetëm kundër Edi Ramës, prandaj…
Po të vijojë me acarim, kjo protestë, e shumuar në numër, protestuesit do të ngrihen edhe kundër Partisë Socialiste.
Atëherë?”??, shkruan Ngjela.
