Connect with us

Politike

Balluku: Dezinformimi dëmton imazhin e Shqipërisë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, përmes një komenti të publikuar në faqen e saj në Facebook, ka reaguar lidhur me videot dhe pamjet që po qarkullojnë në rrjete sociale, duke theksuar se në disa raste ato kanë ndikuar në mënyrën se si perceptohet Shqipëria nga jashtë.

Sipas Ballukut, turmat e protestuesve dhe disa video të shpërndara në rrjete sociale kanë krijuar keqkuptime, madje edhe në media ndërkombëtare.

“Turmat e protestuesve dhe disa video që qarkullojnë në rrjete sociale📱 kanë ndikuar në mënyrën si perceptohet Shqipëria 🇦🇱 në disa raste, duke krijuar keqkuptime edhe në media ndërkombëtare.

Madje, edhe media si CNN kanë pasqyruar pamje nga Kakomeja, të cilat janë interpretuar gabimisht si reagim ndaj projekteve turistike. Në fakt, këto pamje nuk lidhen me Sazanin apo Zvërnecin.

Përhapja e informacionit të pasaktë mund të krijojë një imazh jo plotësisht real të Shqipërisë, duke ndikuar në perceptimin publik dhe në klimën e përgjithshme të investimeve dhe turizmit”, shkruan Balluku, duke e shoqëruar reagimin me shënimin #repost MIA.

Advertisement