Connect with us

Politike

“Më 21 janar na fluturonin plumbat mbi kokë”/ Deputeti i PS krahason protestat

Deputeti Arbjan Mazniku e sheh protestën si tregues i respektimit të lirisë së mendimit. I pyetur në lidhje me protestës gjatë një takimi në Korçë, Mazniku e krahasoi atë me protestën e 21 janarit 2011. 

Unë e thashë paraprakisht që është shumë e rëndësishme që njerëzit në demokraci kanë të drejtën të thonë mendimin e tyre dhe është pjesë thelbësore e një demokracie. Dhe duhet gjithmonë të kujtojmë një gjë: që sot jemi në një situatë ku njerëzit kanë të drejtën e tyre të protestojnë, të thonë mendimin e tyre, të organizohen, të grupohen të grupohen në mënyrën se si e thonë mendimin e tyre dhe kjo gjë është krejt normale. Duhet të kemi parasysh që jo shumë larg në kohë, në kohë ekzistuese, kur njerëzit ishin në shesh, vriteshin. Unë kam qenë në shesh më 21 janar ku kam dëgjuar dhe i kam ndier fishekët duke fërshëllyer mbi kokën time.

Sot jemi në një situatë ku demokracia shqiptare është në një nivel tjetër, ku njerëzit kanë të drejtën e vetë ta thonë mendimin e tyre dhe ka forume demokracia të qenësishme se si e rishikon mendimin e vet, e strukturon mendimin e vet kur e sheh të arsyeshme. Partia Socialiste e Shqipërisë ka një marrëveshje me qytetarët shqiptarë, të cilën po e ndjek me shumë vëmendje dhe me agjendë për përmirësimin e Shqipërisë.

Advertisement