Aktualitet
‘Kujdes nga sulmet në WhatsApp, mund t’ju vjedhin të dhënat bankare’
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK, ka lëshuar një paralajmërim publik për rritjen e rasteve të sulmeve phishing në aplikacionin WhatsApp. Me anë të mesazheve dhe linqeve mashtruese, synohet marrjen e kontrollit të llogarive të tyre apo të dhënave personale.
Ata dërgojnë mesazhe që duken zyrtare dhe kërkojnë kode verifikimi, ose i drejtojnë përdoruesit drejt faqeve të rreme të autorizimit, duke rrezikuar sigurinë e të dhënave personale. Autoritetet u bëjnë thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin këto masa sigurie:
Të mos klikojnë në linqe të dyshimta
Të mos ndajnë asnjë kod verifikimi, edhe kur mesazhi duket zyrtar
Të kontrollojnë pajisjet e lidhura në WhatsApp (Settings → Linked Devices)
Të aktivizojnë verifikimin me dy faktorë (2FA)
Në fund, AKSK thekson se vigjilenca dhe raportimi i rasteve të dyshimta janë thelbësore për parandalimin e këtyre sulmeve kibernetike.
“Institucionet publike nuk kërkojnë pagesa, kode sigurie, fjalëkalime apo të dhëna bankare përmes lidhjeve të dërguara nga numra të panjohur”, rikujton AKSK. Kjo duke u bërë apel qytetarëve të mos veprojnë nën presion dhe të verifikojnë gjithmonë çdo njoftim përpara se të ndërmarrin ndonjë veprim./