Connect with us

Politike

Balla ‘ultimatum’ Neomalësores: Dorëzo mandatin e PS ose përballu me pasojat

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Në një prononcim për media, kreu i grupit Taulant Balla mes të tjerash foli edhe në lidhje me vendimin e marrë nga Marjana Koçeku, e njohur ndryshe edhe si NeoMalësorja, e cila është larguar nga grupi i PS dhe vijon si deputete e pavarur

Balla u shpreh se Neomalësorja duhet të dorëzojë mandatin, pasi sipas tij ky mandat është marrë nën logon e PS.

“Shiko, e para është për këtë çështje ua kam sqaruar dhe nuk dua t’i kthehem më komenteve për të ushqyer një telenovelë që nuk më pëlqen. Një njeri që nuk di të respektojë ata që e kanë zgjedhur, dhe dua t’ju them: personin në fjalë e ka zgjedhur Partia Socialiste e Shqipërisë. Të dorëzojë mandatin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, se ia ka dhënë Partia Socialiste e Shqipërisë. Nuk është një person i votuar, drejtpërsëdrejti, dhe kur të votohet drejtpërsëdrejti, ka të drejtë edhe të përdorë mandatin.”, tha ai.

 

 

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka njoftuar më 14 qershor se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist, duke deklaruar se do të ushtrojë mandatin si deputete e pavarur.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku shkruante se idealet dhe vlerat e saj mbeten të njëjtat që ka pasur përpara se të angazhohej me një forcë politike, duke lënë të kuptohet se ka vendosur të distancohet nga Partia Socialiste.

“Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me një parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, shkruan ajo në postimin e saj.

Advertisement