Connect with us

Bota

RENDOHET BILANCI NGA TERMETET NE VENEZUELE

Bilanci tragjik i tërmeteve që goditën Venezuelën vazhdon të rëndohet. Autoritetet njoftuan se numri i viktimave ka arritur në 1.719, ndërsa mijëra të tjerë kanë mbetur të plagosur ose pa strehë.

Lajmi u konfirmua nga presidenti i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodriguez, i cili deklaroi në televizionin shtetëror se deri tani janë regjistruar 1.719 viktima, ndërsa 5.034 persona kanë mbetur të plagosur nga dy tërmetet që goditën vendin pak pas orës 18:00 sipas kohës lokale të së mërkurës së kaluar.

Sipas tij, katastrofa ka lënë gjithashtu 15.866 persona pa strehë, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet në zonat më të goditura.

“Deri tani janë regjistruar 1.719 viktima, 5.034 persona kanë mbetur të plagosur dhe 15.866 të tjerë kanë mbetur pa strehë pas dy tërmeteve që goditën vendin. Ekipet e shpëtimit vijojnë operacionet në zonat më të prekura”, tha Jorge Rodriguez.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se bilanci mund të përkeqësohet edhe më tej. Një zyrtar i OKB-së tha se organizata po përgatitet për skenarin ku numri i viktimave mund të arrijë deri në 10 mijë, pasi besohet se shumë persona ndodhen ende të bllokuar nën rrënoja.

Advertisement