Pinknews
Postim misterioz i Ilnisa Agollit, aludime për një romancë të re pas ndarjes nga Meritoni
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Ilnisa Agolli, ka rikthyer vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në rrjetet sociale, i cili ka ngritur dyshime për një zhvillim të ri në jetën e saj sentimentale.
Gazetarja ka publikuar në Instastory një fotografi bardh e zi nga një darkë në një ambient restoranti. Edhe pse në pamje nuk shfaqet personi që e shoqëron, një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve – duart e saj pranë një personi tjetër.
Postimi ka mjaftuar që të nisnin aludimet për një lidhje të mundshme të re. Megjithatë, Ilnisa ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e personit që ndodhet përballë saj dhe nuk ka dhënë asnjë reagim apo sqarim lidhur me këtë moment.
Heshtja e saj ka shtuar më shumë kuriozitetin, ndërsa ndjekësit po përpiqen të kuptojnë nëse bëhet fjalë për një histori të re dashurie apo thjesht për një dalje mes miqsh.
