Aktualitet
Aksidenti tragjik/ Shoferi pësoi infakt, po qarkullonte me shpejtësi brenda normave
12 pasagjerë u dërguan dje te spitali i Traumës të plagosur nga aksidenti i regjistruar dje rreth orës 15:00 ku minibusi i linjës Berat-Tiranë përfundoi në kanal pranë QTU. Spitali i Traumës informon sot se 5 nga të plagosurit kanë dalë nga spitali pas marrjes së mjekimit ndërsa 1 tjetër pritet të largohet sot. Ndërkohë i mituri 8-vjeçar është në reminacion me parametra jetësorë stabël. Në reminacion ndodhet gjithashtu dhe një shtetase vietnameze me nënshtetësi çeke, e cila vijon të jetë në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve të rënda. Nga ky aksident ndërroi jetë shoferi i autobusit Redion Hasimi 36 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar infark. do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të përcaktojë me saktësi shkakun e ngjarjes. 36-vjeçari përshkonte pothuajse çdo ditë itinerarin Tiranë–Berat dhe anasjelltas. Nga verifikimet e kryera nga policia rezulton se ai nuk po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara. Në segmentin ku ndodhi aksidenti, kufiri maksimal i shpejtësisë është 100 km/h, ndërsa autobusi ka qenë duke lëvizur shpejtësi më të ulët. Po ashtu, verifikimet e Policisë Rrugore të Tiranës tregojnë se 36-vjeçari nuk kishte precedentë si drejtues problematik dhe nuk rezulton të ketë pasur shkelje të konstatuara të rregullave të qarkullimit rrugor.