Politike
SURPRIZA NE KRYESIN E RE TE PARTISE DEMOKRATIKE
Këshilli Kombëtar i PD-së ka zgjedhur 20 anëtarët e rinj të kryesisë, ku bie në sy fakti që mes humbësve janë pesë deputetë të grupit parlamentar demokrat.
Në orën 4.30 të mëngjesit, komisioni i zgjedhjeve i drejtuar nga Gazment Bardhi shpalli listën e fituesve, ku më i votuara rezulton Ilda Zhulali.
Në Kryesi futen për herë të parë emra si Ilir Alimehmeti, emri më potencial për kandidat për bashkinë e Tiranës, Fisnik Qosja kryetari i bashkisë së Kavajës apo Gjin Gjoni.
Nuk arritën 8-tëshen më të votuar nga lista e burrave Arjan Ndoja, Alfred Lela apo Edi Paloka.
Risi është po ashtu emri i Eda Grimçit apo nga të rinjtë Andia Ulliri, me një rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e 11 majit 2025, por që nuk arriti dot mandatin e deputetit apo djali i të ndjerit Sokol Olldashi, Glauk Olldashi.
Nga gratë 3 më të votuarat: Ilda Zhulali, Eda Grimçi, Edit Harxhi.
Nga të rejat më e votuara Andia Ulliri
Nga të rinjtë më i votuari Glauk Olldashi
Nga burrat 3 më të votuarit Grigels Muçollari, Ervin Minarolli, Fisnik Qosja.