Connect with us

Politike

“Shko mor injorante…”/ Gonxhe debaton me anëtaren e PD: Je protestuese apo profesioniste…

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u përfshi në një debat me tone të larta me anëtaren e Kryesisë së PD-së, Elda Grimci, ditën e djeshme gjatë protestës para Kuvendit.

Teksa Gonxhe është duke dalë përmes rrugës së “Kalasë së Tiranës”, ai përballet me Grimcin, e cila i thotë “ pse dilni këtej si hajdut zoti ministër?”.

Debati mes tyre

Grimci: Pse dilni këtej si hajdut zoti Ministër? Dilni atje përpara ku po ju pret populli.

Gonxhe: Ti çfarë je? Protestuese apo profesioniste e zanatit…

Grimci: Unë jam çfarë jam, po ju çfarë jeni, jeni deputet i popullit, dilni te populli, jeni votuar nga populli.

Gonxhe: Mos guxo!

Grimci: Mos guxo ti! Si lepur ke ikur

Gonxhe: Shko mor injorante

Grimci: Injorant je ti! Lepur

 

Advertisement