Connect with us

Politike

“Rama n’burg, Berisha n’burg”/ Kreu i PD: 4 korriku, ditën e madhe e historisë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka bërë thirrje gjatë ditës së sotme për një pjesëmarrje masive në protestën e datës 4 korrik në Tiranë.

Protesta nesër shënon ditën e 35-të, ndërkohë që protestuesit kërkojnë shembjen e establishmentit dhe dorëheqjen e qeverisë. Një nga motot e protestës është thirrja “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Por kjo nuk e ka ndaluar kreun e demokratëve, të bëjë thirrje për pjesëmarrje masive.

“Me 4 Korrik ditën e madhe të historisë kombi bashkohet në Tiranë kundër narko-tiranisë!”, shkruan Berisha duke e shoqëruar me video.

Advertisement