Connect with us

Aktualitet

Diaspora në Tiranë/ Ndalesa e parë te paraburgimi “Mine Peza” për protestuesit e arrestuar

Makinat e emigrantëve të mbuluara me flamuj kuq e zi kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar për pasditen e sotme.

Ndalesa e tyre e parë do të jetë pranë paraburgimit në rrugën “Mine Peza”, ku ndodhen 12 protestuesit e arrestuar gjatë demonstratës së zhvilluar para Kuvendit.

Emigrantët kanë ardhur nga shtete të ndryshme për të marrë pjesë në protestën e 35-të të qytetarëve, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të klasës politike.

Pjesëmarrja e diasporës në këtë protestë shihet si një shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për protestuesit.

Advertisement