Aktualitet
Denoncimi i emigrantit nga Mynihu: Na kanë intimiduar që të mos marrim pjesë në protestë
Një emigrant shqiptar nga Mynihu gjatë një fjalim në protestë, iu drejtua kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë me kritika, duke pretenduar për përpjekje për intimidim ndaj pjesëmarrësve në protestë.
Ai tha se qytetarët janë përballur me përpjekje për t’i penguar që të marrin pjesë në tubim, por theksoi se kjo nuk i ka ndalur.
Emigranti shtoi se protestuesit do të vazhdojnë të marrin pjesë në tubime deri në plotësimin e kërkesës për dorëheqje.
“Kam një mesazh për Edi Ramën dhe qeverinë e tij që me infiltrimet që kanë bërë këto ditë për të na intimiduar që të mos vijmë këtu. Ne i themi se atdhedashuria është më e madhe se frika. Ne do të jemi këtu deri në dorëheqjen e tij. Ne jemi këtu për ti thënë se asnjë arrestim, asnjë infiltrim nuk na përçan. Ne do jemi këtu cdo ditë e më shumë”, tha emigranti.