Connect with us

Politike

Lideri demokrat feston 55-vjetorin e martesës dhe ditëlindjen e gruas

Dy festa trokasin ditën e  sotme për familjen e liderit demokrat Sali Berisha. Në njërën anë ata festojnë 55-vjetorin e martesës së dy shtyllave kryesore të familjes Sali dhe Liri Berishës. Nga ana tjetër kjo e fundit mbush sot plot 78 vite jetë.

Në këtë ditë të veçantë nuk kishin si të mungonin fjalët e zemrës së kryedemokratit për dashurinë dhe ditëlindje e gruas së tij.

Përmes një postimi të ndarë mesditën e sotme në Instagram, Sali Berisha ka shkruar fjalë zemre për këtë ditë festash në shtëpinë e tyre.

“Sot kemi festën e festave të familjes, ditëlindjen e Lilit, ditën e fejesës dhe martesës tonë!  Gëzuar Lili! Edhe shumë e shumë vite së bashku. Gëzuar!”

Postimi i Sali Berishës: 

Advertisement