Connect with us

Aktualitet

Prokuroria kërkon burg për tre të ndaluarit që goditën makinën e policisë

Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për caktimin e masave të sigurisë ndaj 21 personave të arrestuar pas përplasjeve gjatë protestës së ditës së enjte para Parlamentit, ku u shënuan disa incidente.

Bëhet me dije se Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre nga të arrestuarit. Bëhet fjalë për personat që kanë goditur makinën e policisë gjatë protestës.

Ndërsa për protestuesit e tjerë të ndaluar, organi i akuzës ka kërkuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Pritet që Gjykata e Tiranës të japë vendimin përfundimtar lidhur me masat e sigurisë

Advertisement