Connect with us

Sport

Pa mua Portugalia s’kishte asnjë titull/ Ronaldo: I dhashë ekipit tre trofe, Evropiani vlen sa Botërori

Eliminimi i Portugalisë nga Botërori 2026 në fazën e 1/8-ave ka shënuar edhe fundin e një epoke. Humbja 1-0 ndaj Spanjës, e vendosur nga goli i Mikel Merinos në minutën e 91-të, ishte ndeshja e fundit e Cristiano Ronaldos me fanellën e kombëtares portugeze.

Pas sfidës, 41-vjeçari konfirmoi se po i jep fund karrierës së tij ndërkombëtare, duke mbyllur një rrugëtim historik me Portugalinë. Ronaldo largohet si futbollisti i parë që ka marrë pjesë në gjashtë edicione të Kupës së Botës, edhe pse pa arritur të fitojë trofeun më të madh të futbollit.

Në deklaratën e tij, sulmuesi portugez vlerësoi kontributin që ka dhënë për kombëtaren, duke kujtuar sukseset historike të arritura gjatë epokës së tij.

“Do të zgjohem nesër njësoj siç u zgjova sot, me ndërgjegjen e pastër, sepse kam dhënë gjithmonë më të mirën. Kam fituar tre trofe me Portugalinë. Para Cristiano Ronaldos, Portugalia nuk kishte fituar asnjë titull në histori dhe për këtë ndihem i lumtur.

Trofeu më i rëndësishëm që kam fituar me Portugalinë është Evropiani i vitit 2016. Për mua, të fitosh Evropianin është njësoj sikur të fitosh Botërorin.

Largohem me ndërgjegjen e pastër, sepse kam dhënë maksimumin për Portugalinë. Nesër është një ditë e re dhe jeta vazhdon”, u shpreh Ronaldo.

Lotët e një kampioni, Cristiano Ronaldo e mbyll me Portugalinë pas 233 ndeshjeve dhe 146 golave të shënuar

1783373530_cristianoronaldo.jpg

Humbja 1-0 kundër Spanjës dhe eliminimi nga Kupa e Botës 2026 ka bërë që Cristiano Ronaldo mos i mbajë dot lotët në fund të sfidës. Veç humbjes, për CR7 kjo ishte ndeshja e fundit me kombëtaren luzitane, pasi disa ditë më parë motra e tij njoftoi se 41-vjeçari do ta mbyllte me futbollin ndërkombëtar.

Ronaldo debutoi me Portugalinë më 28 gusht 2003 dhe pas afro 23 vitesh, 233 ndeshjesh dhe 146 golave të shënuar largohet nga ekipi pa e fituar Kupën e Botës, trofeun që i ka mbetur peng në karrierën brilante.

Me Portugalinë ai u shpall kampion në Euro 2016 në Francë si dhe fitoi dy herë Ligën e Kombeve.

Advertisement