Connect with us

Politike

Rama inspekton stadiumin ku do performojë Kanye West: Të hidhen përpjetë ata që nuk duan

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar stadiumi që po ngrihet ku do të performojë këngëtari me famë botërore, Kanye West.

Gjatë inspektimit, ai u ndal te akuzat e ardhura nga protesta, duke thënë se nuk janë harxhuar nga shteti shqiptar dhjetëra milionë euro siç pretendohet.

Rama shtoi gjithashtu se për këtë koncert janë shitur më shumë bileta se finalja e Conference League që u zhvillua katër vite më parë në Tiranë.

“Ky është një event tërësisht privat. Partnerë që kanë marrë këtë ndërmarrje kolosale. Shteti shqiptar është detyruar të ndërhyjë vetëm dje për të dhënë, jo dhjetëra miliona euro si thonë sorrat dhe korbat e bulevardit, por 4 milionë që ne të garantojmë që ata mijëra njerëz që kanë prerë bileta nga Europa, SHBA, Australia, 80 shtete dhe janë më shumë se ata që blenë biletat për finalen e Conference League. Nëse ky event do të mbetej i paralizuar, do të ishte një mundësi ekonomike e humbur për kryeqytetin. Ata mijëra njerëz sjellin një impakt. Ajo finalja e Cobference League na solli një bum turistësh nga Holanda dhe Italia. Se bota nuk janë budallenj që organizojnë evente të tilla. Janë investime për një Shqipëri tjetër që nuk ndalet, të hidhen përpjetë ata që nuk duan”, u shpreh Rama.

Advertisement