Aktualitet
U rrëzua teksa kulloste bagëtitë, 69-vjeçari niset me helikopter drejt Traumës
Një 69-vjeçar nga fshati Shalës i Sarandës ka mbetur i plagosur pasi është rrëzuar teksa kulloste bagëtitë në një zonë malore.
I moshuari, Ismet Domeri, fillimisht është transportuar në Spitalin e Sarandës, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 69-vjeçari ka humbur ekuilibrin, ndoshta si pasojë e temperaturave të larta, dhe është rrëzuar në një terren të vështirë malor.
Ai është gjetur nga persona që ndodheshin në zonë, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës. Autoritetet po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.