Aktualitet
Agravon sherri/ Një person hidhet nga kati i tretë, 20 efektivë në ngjarje
Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës së kaluar në zonën e Laprakës, ku rreth orës 02:00, pas një konflikti mes tre personave brenda një banese, njëri prej tyre është hedhur nga kati i tretë.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur rreth 20 efektivë policie, të cilët kanë ndërhyrë për të vënë situatën nën kontroll. Gjatë ndërhyrjes, personat e përfshirë dyshohet se kanë hedhur sende të ndryshme nga dritaret e banesës, përfshirë xhama dhe pjesë mobiliesh.
Në përfundim të operacionit, dy persona janë shoqëruar dhe arrestuar nga policia, ndërsa rrethanat e plota të konfliktit dhe gjendja e personit që u hodh nga kati i tretë mbeten nën hetim.