Kronike
Tronditëse/ Burri vret me armë gjahu bashkëshorten (EMRAT)
Janë zbuluar identitetet e autorit dhe viktimës së krimit të rëndë në familje të ndodhur në qytetin e Shkodrës.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është Shtjefën Ziçi, 64 vjeç, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 54 vjeçe.
Si pasojë e plagëve të marra, 54-vjeçarja ka humbur jetën në vendngjarje.
Pas krimit, policia ka ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur arrestimin e 64-vjeçarit.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivin e ngjarjes, ndërsa pritet edhe reagimi zyrtar i Policisë së Shtetit.