Connect with us

Bota

Dhurata e pazakontë e Erdogan për liderët e NATO-s, marrin revolverë me emrat e tyre

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka bërë një dhuratë të pazakontë liderëve që morën pjesë në Samitin e NATO-s në Ankara, duke u dhuruar secilit një revolver me emrin e tyre të gdhendur, të shoqëruar me një kuti plumbash të vërtetë.

Sipas mediave turke, mes përfituesve të dhuratës ishin edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, si dhe liderë të tjerë të Aleancës.

Çdo armë ishte vendosur në një kuti druri ku ishte stampuar flamuri turk dhe logoja e NATO-s. Në paketim ishte vendosur edhe një pllakë përshkruese me mbishkrimin në turqisht dhe anglisht, “Gumusay, revolveri i parë i prodhuar në vendin tonë”.

Sipas zyrtarëve evropianë të cituar nga Politico, revolverët shoqëroheshin gjithashtu me plumba të vërtetë dhe një komplet të posaçëm për pastrimin e armës.

Një zyrtar i Këshillit Evropian bëri të ditur se ekipi i sigurisë së Antonio Costës mori menjëherë armën për të kryer kontrollet e nevojshme.

“Ne do të ndjekim procedurat belge për transportin e saj dhe më pas do të ruhet në përputhje me kërkesat e sigurisë të Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit”, deklaroi ai.

Edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, falënderoi Erdoganin për dhuratën. Një zëdhënëse e saj bëri të ditur se arma do të transportohet dhe ruhet në mënyrë të sigurt, ndërsa pas çaktivizimit do t’i dhurohet një muzeu ushtarak.

Megjithatë, dhurata ka ngritur diskutime në institucionet evropiane. Sipas zyrtarëve të BE-së, revolverët mund të bien ndesh me rregullat e Bashkimit Evropian për pranimin e dhuratave me vlerë nga zyrtarët publikë, çka bën që liderët të mos i mbajnë si sende personale.

Disa prej tyre, përfshirë kryeministrin britanik Keir Starmer dhe homologun holandez Dick Schoof, kanë bërë të ditur se armët do të mbeten fillimisht në Turqi për t’u çaktivizuar dhe vetëm më pas do të transportohen në vendet e tyre, në përputhje me procedurat e sigurisë.

Advertisement