Politike
Ylli Rakipi: Për sa kohë të jetë portreti i komunistit Che Guevara në protestë, unë nuk shkoj
Moderatori Ylli Rakipi përmendi në emision praninë e një portreti të guerilasit Che Guevara, duke e quajtur të papranueshëm dhe pasojë e mungesës së organizmit që e dëmton protestën.
Biseda
Rakipi: Che Guevaren e kam parë aty. Ai është komunist dhe nëse do të ishte aty unë do të kisha ikur, si dhe shumë njerëz.
Gjeka: Kjo është narrativë e pushtetit.
Rakipi: Kjo është narrativa ime. Edi Rama nuk e thotë.
Gjeka; Aty ka edhe myslimanë.
Rakipi: Njerëz që kam patur unë këtu duan të vijnë, por qëllimisht i kam zprapsur një pjesë prej tyre se ngatërrohen plot gjëra. Dhe del Rama e thotë jo Irani, Greqia, Jugosllavia. Sa të jenë simbolet e Che Guevarës, unë nuk do të jem në atë protestë.
GjekaL Po ti sapo e rrëzove veten se the që duhet të jenë të gjithë njerëzit atje.
Rakipi: Duhet të jenë, por jo me Che Guevarën, jo me komunistët.
Çipi: Unë nuk jam me Che Guevarën, që është jo vetëm komunist, por edhe vrasës se ka një histori të gjatë vrasjesh politike, por unë jam me protestën, pavarësisht se disa njerëz janë me Guevarën.
Rakipi: Kjo është një protestë e re. Ta lëmë këtë pjesë, por unë të solla një personazh që Çipi thotë se është vrasës. Nëse bëhet organizimi nuk lejohen këto gjëra se e dëmtojnë.
Nuhu; Kjo protestë po atje janë bërë miq, edhe fëmijët kanë ardhur me flamurin kombëtar. Num shuhet ajo. Duhet ta pastrojmë nga Che Guevarën, por kjo nuk duhet të ndalet.