Connect with us

Kronike

E rëndë në Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten, shpallet në kërkim

Një 32-vjeçare u plagos me thikë në orët e para të mëngjesit.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 16/1 të Durrësit, pas një konflikti të dyshuar në banesë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, dyshohet se autori është bashkëshorti i saj, shtetasi Xhoni Karaj, 40 vjeç, i cili, pas konfliktit për motive të dobëta, e ka goditur me mjet prerës.

E plagosura është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim 40-vjeçarin dhe po kryejnë kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Advertisement