Connect with us

Politike

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se po përpiqet të banalizojë procesin e Integrimit Europian dhe të ushqejë, sipas tij, energji negative ndaj një prej proceseve më të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Integrimi në Bashkimin Europian nuk është një çështje abstrakte, por lidhet drejtpërdrejt me jetën e përditshme të qytetarëve, ekonominë dhe veçanërisht me të ardhmen e brezit të ri.

Më tej, Kryeministri theksoi se faza e re e qeverisjes, të cilën e cilësoi si “Rilindja 2.0”, duhet të fokusohet te cilësia e jetës, duke shtuar se qytetarët kërkojnë standarde europiane dhe jo vetëm investime infrastrukturore.

“Procesi i integrimit nuk duhet të banalizohet dhe që nuk lidhet me jetën e tyre të përditshme. Bërja e prekshme e përfitimeve të këtij procesi është detyrë e përbashkët e të gjithëve ne. është një process historik për 1001 arsye por edhe për ekonominë e kujtdo, vecanërisht të rinjve. Për ata që janë gjenerata më të rritura në moshë, kjo që thash është relativë, për të renë është absolute. Shqipëria e pas 10 vjetëve do jetë Europa e të rejave e të rinjve. Nuk mund që një narrativë absurde të kanalizojë energji negative ndaj procesit. Europaa është standardi që kërkohet, nevoja për të parë jo 5 km e ndërtuara po 100 m që mungojnë, është cfarë e lidh europën dhe Shqipërinë anëtare të BE me këtë nevojë. Rilindja 2.0 është të ndërtojmë cilësi, jete, bashkëjetese. Është të ndërtojmë më tej komunitetin, jo qytetin. Të ndërtojmë lidhje dhe të krijojmë ndërlidhje, mobilitet të brendshëm dhe jo thjesht parqe e sheshe. Jo thjesht ekonomi, po mirëqënie.

Besoj shumë te ky program dhe eksperienca që kemi akumuluar. Dhe nëse  nuk do na bëjë cinik, po më të hapur ndaj reagimit të kujtdo qoftë, nuk do na bëjë të ngurtë, por do na ndihmojë që të adresojmë si duhet edhe atë që vjen përballë, ne do bëjmë një sukses të ri. O do jemi viktima të suksesit tonë, që është një mundësi, po i kuptove do i japësh një marsh tjetër të arrish ti e ata, do bëhesh heroi i tyre. Ajo që ne kemi detyrë kombëtare, është të mos lejojmë në asnjë mënyrë që marrëzia e zgjidhjeve magjike të fitojë terren, se gjithcka kemi ndërtuar do shkojë me kokë poshte, dhe jo BE po kthim pas dramatik. Para se të jetë vonë për ata që besojnë në këto ilaçe çudibërëse duhet të vrapojmë më shpejt, shumë më shpejt. Vjen një moment kur njerëzit besojnë te mjekët popullorë, pastaj kalojnë te fallxhorët, ne s’duhet ta lejojmë këtë, duhet të kuptojmë pse njerëzve i lind nevoja për fallxhorë,dhe shkaku jemi ne, po e kërkuam te të tjera gjëra, duhet ta lëmë këtë punë se eksperienca na ka bërë cinik. Fallxhorët ia fusin kot, jo njerëzit. Po ngelën në dorë të fallxhorëve do jetë shumë vonë. Nuk ka më nevojë të shkosh prap te mjeku,” tha Rama

Advertisement