Connect with us

Politike

Eurodeputetja Cristina Guarda: Anëtarësimi në BE ndodh kur mbrohen vlerat dhe mjedisi

Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda ka reaguar pas vizitës së saj në Shqipëri, ku mori pjesë edhe në protestën e qytetarëve të cilët prej 42 ditësh po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, Guarda shkruan se gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri ka parë shqetësimin e shumë qytetarëve dhe qëndrimin e rëndë të politikanëve.

Sipas saj, këta të fundit po e vendosin në plan të dytë mbrojtjen e mjedisit dhe të njerëzve sepse për ta, në radhë të parë vjen fitimi. Eurodeputetja thekson se zona e mbrojtur Vjosa–Nartë është një rasti i rëndë i problematikave mjedisore, por jo i vetmi.

Kjo sipas saj, mund të shërbejë si një mundësi për të reflektuar politikisht mbi vlerat europiane. Ajo thekson se rruga europiane e Shqipërisë duhet të ndërtohet mbi respektimin e vlerave të Bashkimit Europian, mbrojtjen e natyrës dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

Reagimi i eurodeputetes Cristina Guarda: 

Ky (dhe jo vetëm ky) është realiteti që pashë në Shqipëri javën e kaluar.

E tregova dhe ndava përvojën time gjatë mbledhjes ndërparlamentare të Delegacionit BE–Shqipëri.

Shqetësimin e shumë njerëzve në terren, por edhe qëndrimin e rëndë të atyre që, në politikë, vazhdojnë ta vendosin në plan të dytë mbrojtjen e mjedisit dhe të njerëzve. Sepse për ta, në radhë të parë vjen fitimi – një model zhvillimi ekonomik i papajtueshëm me shëndetin e territorit.

Zona e mbrojtur Vjosa–Nartë është rasti, shumë i rëndë, mbi të cilin ne u përqendruam. Por nuk është i vetmi dhe mund të shërbejë si një mundësi për të reflektuar politikisht mbi vlerat europiane.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian duhet të ndodhë në këtë frymë: në mbrojtje të vlerave, në respekt të mjedisit dhe në aktivizimin e komunitetit, duke garantuar pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Ai duhet të marrë parasysh edhe parimin e “mosregresit” në mbrojtjen e mjedisit. Do të vazhdoj ta ndjek dhe t’jua tregoj këtë proces

Advertisement